Së shpejti versioni i veçantë i iPhone 7 Plus

Së shpejti versioni i veçantë i iPhone 7 Plus

21 shkurt 2017 11:52

Sipas informacioneve të fundit, thuhet se kompania gjigante e teknologjisë Apple do të prodhojë një version të veçantë të iPhone 7 Plus për tregun kinez.

Në fakt, do të prodhohet në ngjyrën e veçantë të Kinës – të kuqen, dhe fabrika Foxconn Zhengzhou tashmë ka filluar prodhimin masiv, raporton Majordroid.

Gjithashtu, një burim thotë se fabrika ende është në fazën provuese të prodhimit dhe për momentin nuk është furnizuar gjerësisht, ku prodhimi ditor është mes 200 deri 300 njësi, transmeton Koha.net.

iPhone 7 Plus China pritet të dalë për shitje gjatë Festivalit të Pranverës, dhe po ashtu priten rezultatet e mira pasi që kompania Apple është shumë e popullarizuar në Kinë.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme