Tech

Arrin Samsung Rize, seria e re e smartfonëve

Në fund të muajit të kaluar, uebfaqja Let’s Go Digital ka njoftuar se gjiganti i teknologjisë, Samsung, ka paralajmëruar se në Britani të Madhe do të sjellë një seri të re të smartfonëve. Ajo është Samsung Rize.

Tani, kanë rrjedhur informata se Samsung ka mbrojtur emrat e brendit të ri të smartfonëve.

Samsung Electronics, në datën 6 të këtij muaji në Britani të Madhe ka dorëzuar tri aplikacione për mbrojtjen e emrave të brendit të ri, transmeton Koha.net. Këto emra janë: Samsung Rize10, Samsung Rize20 dhe Samsung Rize30. Të tre këto emra janë kategorizuar si “smartfon”.

{gallery}

Një ditë më parë, brendi i njëjtë është shfaqur edhe në Meksikë. Megjithatë emërtimi “Samsung” është hequr. Me fjalë të tjera, janë shfaqur emrat Rize10, Rize20 dhe Rize30.

Ende nuk dihet se si do jetë kjo seri e re e smartfonëve dhe se në cilën segment do të gjendet. Në fund të nëntorit, në mediat globale është shfaqur ideja se ky mund të jetë telefoni fleksibil i Samsungut, përcjell Koha.net. Për këtë telefon, megjithatë, kompania e ka regjistruar me emrin Samsung Galaxy Fold.

Ka shumë gjasë që emri Rize të jetë i dedikuar për modelet e reja të Galaxy S10. Në fakt, tri modelet e reja S10 pritet të lansohen në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm. Më parë, është raportuar se seria Galaxy S10 mund të prezantohet me një emër tjetër.