Tech

Smartfoni i palosshëm i Microsoftit arrin më 2019-ën

Descriptive Text

Kanë kaluar disa muaj që kur kemi dëgjuar për herë të fundit rreth smartfonit të palosshëm të Microsoftit, Andromeda, por sipas librit “Beneath a Surface”, kjo kompani gjigante e teknologjisë do të na befasojë me pajisjen inovative më 2019-ën.

Po ashtu, libri sjell disa informata interesante për funksionalitetin e hibridit, shkruan gsmarena.

Libri flet për një tablet, i cili kur paloset vepron si një smartfon. Por, Microsofti nuk do të përdorë sistemin operativ të rregullt – Windos Phone, transmeton Koha.net. Me sa duket, do të ofrojë përvojën e plotë të Windowsit me disa ‘zbukurime’ të vogla e të mira.

Gjithashtu, libri flet edhe për pajisjet tjera që Microsofti është duke i planifikuar gjatë 2019-ës. Pritet një konzolë e re Xbox One, laptopët e rinj Surface me procesorë AMD në vend të Intelit, Surface Studio i ridizajnuar dhe rivalin e drejtpërdrejtë të iPad Pro 12.9-inç me portin USB-C dhe me skajet e rrumbullakosura të ekranit.