Tech

Microsoft bëhet kompania më e vlefshme në botë, kalon Applen

Microsoft ka tejkaluar Applen si kompania më e vlefshme në botë me bazë në SHBA.

Kompania softuerike ka arritur vlerën prej 813 miliardë dollarë, duke kaluar Applen për 1 miliard dollarë, transmeton Koha.net.

Apple nuk ka shumë kohë që ka thyer rekordin, duke u bërë si kompania e parë në botë me vlerë 1 trilion dollarë, por pas shitjeve të dobëta të smartfonëve më të shtrenjtë të saj, XR, XS, XS Max, kjo kompani ka humbur shumë në vlerë.

Në anën tjetër, Microsofti edhe pse nuk ka lansuar ndonjë produkt të ri, kësaj kompanie është duke i shkuar shumë mirë me shërbimet cloud Azure, si dhe Office 365 e po ashtu segmenti i saj lojërave Xbox.