Drejtori dhe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg ka premtuar sot se kompania e tij do të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar prezantimin e incidenteve në rrjetin social, raste të tilla sikurse vrasja live që ndodhi në Cleveland, e cila pamje është parë gjatë dy orëve në Facebook.
Kjo video u bë nga Robert Godwin, i cili ka filmuar tërë ngjarjen e vrasjes së tij derisa sulmuesit largohen nga vendi i ngjarjes, shkruan Reuters, përcjell Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZuckerberg, duke folur në konferencën vjetore për zhvillimin e Facebook-ut, ka shprehur ngushëllimet e tij në emër të të punësuarve për anëtarët e familjes dhe miqtë e viktimës, Robert Godwin.
“Kompania jonë do të bëjë gjithçka për t’i parandaluar këto postime në Facebook, ne do ta bëjmë të pamundur”, tha Zuckerberg.
Facebook, do të shqyrtoj monitorimin e pamjeve të dhunshme dhe gjithashtu materialeve fyese që shpërndahen në Facebook.