Tech

Apple përgatit dy kompjuterë të rinj

Kompania Apple sipas pritjeve do të fillojë prodhimin e dy kompjuterëve të rinj iMac all-in-one (AIO) në maj të këtij viti, derisa shitja pritet të nisë në pjesën e dytë të këtij viti.

Apple është duke testuar edhe iMacun e ri në nivelin server për sektorin high-end dhe i cili pritet të jetë konkurrenti kryesor i kompjuterit Surface Studio të Microsoft.

Dy kompjuterët e ri iMac do t’i prodhojë Quanta Computer, kompani e cila njihet për prodhimin e kompjuterëve all-in-one, transmeton kp.

Apple aktualisht ka kompjuterët 21,5 dhe 27 inç në treg, ndërsa prodhimet e reja pritet të jenë përditësim i këtyre dy modeleve.