Tech

Shfaqen fotografitë e Lenovo Z5 Pro një ditë para lansimit

Lenovo Z5 Pro do të lansohet zyrtarisht nesër dhe tashmë dihet që ai do të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë prej 24 + 16 megapikselë.

Po ashtu, pritet të vijë me një mekanizëm rrëshqitës për kamerën e përparme, gjë që tani është konfirmuar falë publikimit të fotografive të reja një ditë para lansimit.

Lenovo Z5 pati arritur me ndërfaqen e përdoruesit ZUI 4.0 dhe sipas logjikës modeli i ri Z5 Pro do të vijë me ZUI 5.0 ose diçka të ngjashme, por, me sa duket, kompania ka vendosur të largojë numrimin e sistemit të ndërfaqes së përdoruesit, transmeton Koha.net.

Ekrani i madh me xhamin 2.5D të lakuar në pjesën e përparme dhe të pasme nuk është një befasi, edhe pse më interesante është se smartfoni i ri nuk do të ketë skanerin për gishta në pjesën e pasme. Mbetet të shohim nëse ky skaner do të vendoset nën ekranin OLED ose disi do të pozicionohet në pjesët anësore të smartfonit (majtas/djathtas).

{gallery}

Gjithashtu, ka shumë gjasa që Lenovo ta heqë skanerin për gishta dhe në vend të tij të sjellë veçorinë Face Unlock për identifikim të fytyrës. Përsëri, mbetet të shohim nesër se çfarë risish do të sjellë ky smartfon i ri kur do të prezantohet në Pekin, Kinë.