Tech

Kufjet që sjellin radion në iPhone edhe pa internet

Descriptive Text

Kufjet e prodhuara nga “Blackloud” janë duke ofruar një mënyrë shumë më të thjeshtë për t’u qasur në radiot me frekuenca lokale, kur interneti bie apo thjesht dëshironi të dëgjoni radiot pa internet.

Radiostacionet FM mund të kenë shumë ndërprerje, por ato tradicionale janë falas e shumë më të besueshme në rast krizash, transmeton koha.net.

Kufjet Blackloud AF1 FM punojnë nga një transmetues FM të ndërtuar në to, ndërsa kabllo e tyre funksionon si antenë.

Kufjet lidhen me iPhone nga porti “Lightning” prej ku edhe mbushen smartfonët e Applet, ndërsa kontrollohet nga një aplikacion i personalizuar i kufjeve.

Kufjet Blackloud AF1 FM tani mund të porositen direkt nga Blackloud për 79.89 dollarë.