Tech

Samsungu ka gati kartelën micro SD me 512GB

Samsungu ka prezantuar microSD kartelën me hapësirë 512 gigabajt në uebfaqen e vet në versionin gjerman.

Produkti i veçantë do të kushtojë 289 euro, ndërsa akoma nuk është njoftuar se kur mund të jetë i gatshëm për t’u porositur.

Ky çmim, sipas GSMArenas, po konsiderohet i lartë duke marrë parasysh se një micro SD kartelë e tillë me 256 GB kushton 99.90 euro.

Kartela ofron shpejtësi deri në 100MB/s. Sipas Samsungut, një video 3GB në versionin 4K mund të transferohet për vetëm 38 sekonda.