Shfaqet tableti i ri i Huaweit

Shfaqet tableti i ri i Huaweit

20 shkurt 2017 12:08

Përveç njoftimit për lansimin e smartfonave të avancuar Huawei P10 dhe P10 Plus, kjo kompani kineze është duke punuar në një pajisje tjetër të quajtur MediaPad T3.

Fjala është për një tablet i cili është certifikuar nga rregullatori kinez e telekomunikacionit, TENAA, transmeton Koha.net.

MediaPad T3 pritet të vijë me procesor 1.4 GHz Snapdragon 425 Quad-Core, 3 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme, kamerën kryesore prej 5 megapikselë dhe atë të përparme prej 2 megapikselë.

Gjithashtu, ky tablet pritet të vijë me ekran 8-inç me rezolucion prej 1280 x 800 pikselë dhe me baterinë prej 4.650 mAh.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme