YouTube heq disa reklama nga videot në vitin 2018

YouTube heq disa reklama nga videot në vitin 2018

19 shkurt 2017 18:19

Uebfaqja më e madhe e videove, YouTube, ka paralajmëruar disa ndryshime, përfshirë edhe largimin e reklamave 30-sekondëshe që më parë nuk mund të hiqeshin manualisht.

Kjo pasi Google duket se ka marrë parasysh ankesat e shumta të përdoruesve për reklamat e pahiqshme në aplikacionin e faqes për versionin mobil.

“Si pjesë e ndryshimeve, kemi vendosur të ndërpresim përkrahjen e reklamave që nuk hiqeshin për 30 sekonda, që nga viti 2018 dhe të punojmë në formatet që i përshtaten edhe përdoruesve edhe reklamuesve”, ka njoftuar YouTube, raporton “GSM Arena”, transmeton Koha.net.

YouTube nuk ka dhënë sqarime lidhur me reklamat tjera.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme