Tech

Oppo Find X në version Automobili Lamborghini që kushton 1,700 euro

Kompania e njohur kineze, Oppo, dje ka lansuar zyrtarisht smartfonin e ri të shumëpritur, Find X, ndërsa së bashku me të ka lansuar edhe një version tjetër të veçantë të quajtur Oppo Find X Automobili Lanborghini Edition.

Ky version është telefoni i parë në botë me teknologjinë Super VOOC për karikim super të shpejtë, i cili është paralajmëruar disa vite më parë, transmeton Koha.net. Bateria prej 3,400 mAh nga 0 deri në 100 për qind karikohet për vetëm 35 minuta. Karikuesi i shpejtë standard, zakonisht merr kohë deri në 1 orë për karikim të baterisë.

Image

Versioni standard i Find X, po ashtu, ka teknologjinë VOOC për karikim të baterisë por për kohën e njëjtë të karikimit (sikurse te Find X Automobili Lamborghini, bateria e Find X standard karikohet deri në 75 për qind (por duhet theksuar se bateria e tij është me kapacitet prej 3,730 mAh).

Lexoni edhe: 

Lansohet zyrtarisht Oppo Find X, kamerat i hapen me mekanizëm [foto]

Pjesa e pasme e Oppo Find X Automobili Lamborghini Edition është e bërë nga fibra të karbonit. Po ashtu, ka edhe logon e Lamborghinit, kabllon me ngjyrë portokalli të USB-C, 512 GB memorie të brendshme (dyfish më shumë sesa versioni standard).

Image

Thuhet se Oppo Find X kushton rreth 1000 euro, ndërsa versioni Automobili Lamborghini Edition diku rreth 1,700 euro. Sa për krahasim, Huawei Mate RS Porsche Design me 512 GB memorie të brendshme është lansuar me çmim prej 2,100 euro.