Tech

Kështu duket Sony Xperia XZ2 Premium në ngjyrë ari

Descriptive Text

Xperia XZ2 Premium tashmë është në shitje në disa tregje dhe në disa të tjera është ende në fazën e para-porositjes, por smartfoni me kamerë të dyfishtë i Sonyt është në dispozicion vetëm në ngjyrë të zezë dhe të argjendtë.

Sipas raportit të ri, Sony Xperia XZ2 Premium do të prodhohet edhe në versionin e ri me ngjyrë ari.

Tani në internet ka rrjedhur fotografitë në të cilat shihet se si duket në realitet Xperia XZ2 Premium në ngjyrë ari, transmeton Koha.net. Kjo ngjyrë ende nuk është konfrimuar zyrtarisht nga Sony, por pritet që së shpejti të ndodhë diçka e tillë.

{gallery}

Ky smartfon me ngjyrë e ari duket se është i dedikuar për tregun kinez, para-shitjet e të cilit janë të hapura deri më 2 korrik.

Xperia XZ2 Premium ka erkan 5.8-inç TRILUMINOUS me rezolucion prej 4K, procesor Snapdragon 845, 6 GB RAM memorie si dhe kamerën kryesore të dyfishtë, por çmimi i tij ende nuk është konfirmuar.