TE LINDA

Ajvar me kungulleshë

Përmbajtja:

• 3 kg speca ajvari

• 3 kg speca të kuq kokozhare (somborka)

• 2 kg kungulleshë

• 300ml vaj misri

• Kripë

Përgatitja:

1. Piqen specat, pastrohen dhe kullohen.

2. Kungulleshat kalohen në rende ose ne makinë mishi.

3. Marrim një tenxhere ku shtojmë gjysmën e vajit dhe kungulleshat.

4. Pasi kungulleshat të jenë zbutur pak, i shtojmë të ndara në fije-fije ose të bluara në makinë mishi.

5. I ziejmë së bashku për 20 minuta, shtojmë kripën, vajin dhe vazhdojmë t’i ziejmë edhe për 10 minuta tjera.

6. Posa të jetë gati ajvari i mbushim kavanozat e sterilizuar.