Sport

Në vendin e futbollit është zbehur entuziazmi për këtë lojë

Nuk ka barometër më të mirë për të matur entuziazmin e Brazilit për Kupën e Botës, sesa rruga “Jorge Rudge”, në Rio de Janeiro.

Çdo katër vjet për muaj të tërë para se të nisë Kupa e Botës, të cilën Brazili e ka fituar më tepër se çdo shtet tjetër, banorët kalojnë netët duke vizatuar murale dhe duke vendosur flamuj gjelbër e verdhë nëpër shtylla përgjatë rrugës, në lagjen e klasës punëtore Vila Isabel, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.

Një ekran gjigant vendoset për festa të shikimit të ndeshjeve gjatë të cilave shpesh përfshihet edhe performancë e muzikantëve.

Por, jo edhe këtë vit.

Duke thyer një traditë prej katër dekadash, “Jorge Rudge” nuk është “veshur” për festën e Kupës së Botës kësaj radhe.

“Ne kemi fituar pesë herë garën për rrugën më së miri të dekoruar”, thotë Jarbas Ramos, 56-vjeçar, që ka jetuar në këtë rrugë që nga mosha 20-vjeçare. “Këtë vit nuk jam shumë i entuziazmuar” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)