Sport

Zbulohet kuptimi i numrave romak në këpucët e reja të Ronaldos

Nike dhe Cristiano Ronaldo kanë lançuar një palë këpucë të reja dhe i kanë ‘pagëzuar’ me emrin ‘Destinuar për madhështinë'.

Këpucët mbartin me vete historinë e suksesit të Ronaldos nga Lisbona tek Manchester.

Ajo që shumë u kishte bërë përshtypje shumë personave është numri romak XXVIII, i vendosur në thembrat e këpucës, i cili është jo shumë i dukshëm. Por ai ka një kuptim shumë të veçantë për yllin madrilen.

Kur 32- vjeçari u zhvendos te Manchester, kishte shpresuar që të mbante numrin e tij ’28’, por Alex Ferguson nuk e kishte lejuar këtë gjë.

“Më dëgjo, unë dua që ti të mbash numrin 7” na tregon Ronaldo se i kishte thënë Ferguson. CR7 shprehet se mbeti shumë i surprizuar, por edhe u emocionua shumë, pasi këtë numër e mbanin yjet e futbollit.

Ndërkohë logoja CR7 e cila është e vendosur në pjesën anësore të këmbëve është një personifikim i rrugëtimit të tij pas zhvendosjes në ‘Old Trafford’. Edhe sot e kësaj dite, ai mbart këtë numër, duke i dhënë atij një tjetër kuptim.

(Numri romak XXVIII në këpucët e Ronaldos)