Sport

Reali s’do të paguajë 80 milionë euro për Alissonin

Descriptive Text

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez raportohet se ka thënë se Alisson Beckeri “mund të shkojë në Liverpool” nëse Roma dëshiron 80 milionë euro për portierin brazilian.

Mediat italiane dhe spanjolle raportojnë se Reali kishte bërë ofertë prej 50 milionë euro plus bonuset që shkon rreth 60 milionë euro, ofertë kjo që është refuzuar, transmeton Koha.net.

Alissoni e dëshiron transferimin te Reali, megjithatë është vështirë e realizueshme nëse Roma vazhdon të kërkojë 80 milionë euro për të.