Sport

Juventusi kërkon sulmuesin gjerman

Timo Werner, 22 vjeç, sulmuesi i Leipzigut dhe Gjermanisë, është emri i ri në listën e Juventusit.

Bardhezinjtë duket se kanë gjetur zëvendësuesin e Higuainit, i cili pritet të largohet nga kampionët e Italisë, transmeton kp.

Werner, që konsiderohet si pasardhësi i Kloses, është një nga talentët që po marrin pjesë në “Rusia 2018”.

Kushton 60 milionë euro dhe, sipas lajmeve të fundit, ka parakaluar Icardin, Martialin dhe Moratan në listën e preferencave të bardhezinjve.