Sport

Kosova me dy seniorë në Kampionatin Botëror të Mini-golfit

Kosova edhe sivjet është pjesë e Kompionatit Botëror të Mini-golfit.

“World Adventure Golf Masters 2018” do të mbahet këtë herë në Kladno të Republikës së Çekisë, sot dhe nesër (16 dhe 17 qershor).

Në këtë Kampionat marrin pjesë 15 shtete të ndryshme duke përfshi edhe Republikën e Kosovës me dy lojëtarët seniorë Agim Keka dhe Riza Thaçi të cilët edhe vitin e kaluar kanë marrë pjesë në gara që janë zhvilluar të njejtin vend, përcjell Koha.net.

Të dy seniorët janë pjesë e rang listës botërore ndërkaq rezultati pozitiv do t’ju shërbente për pozitë më të avancuar në rang listen e përgjithshme botërore.

Ky është aktiviteti i parë i Federatës së Mini golfit të Kosovës për vitin 2018 ndërsa Federata e Mini golfit e Kosovës do të marrë pjesë edhe në dy palë gara ndërkombëtare brenda këtij viti.