Sport

Kosova votoi që SHBA-ja të mbajë Botërorin 2026, Shqipëria për Marokun

Federata e Futbollit e KOsovës në kongresin e sotëm të FIFA-s ka votuar për kandidaturën e SHBA-së që të organizojë Botërorin e vitit 2026.

Kjo kandidaturë mori 67 për qind të votave dhe tani Botërori 2026 do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Votat e secilit shtet

33 për qind e votave ishin për Marokun, në mesin e të cilëve ishte edhe Shqipëria.

Në Botërorin e vitit 2026 do të marrin pjesë 48 kombëtare.