Sport

Gimenez vazhdon me Atleticon

Jose Maria Gimenez ka rinovuar kontratën e tij me Atleticon edhe për pesë vitet e ardhshme, deri më 30 qershor 2023.

Qendërmbrojtësi uruguaian, që është pjesë e klubit madrilen që nga viti 2013, është shprehur shumë i lumtur për kontratën e tij të re me Atleticon, transmeton Koha.net.

“Jam shumë i lumtur, e çmoj besimin e klubit në mua”, është shprehur Gimenez, që ka veshur 134 ndeshje fanellën e Atleticos, duke shënuar gjashtë gola.