Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho tha se në një të ardhme të afërt vlera e transferimit prej 105 milionë euro të cilën e kanë paguar për transferimin e Paul Pogba-s në fillim të sezonit, do të mund të vlerësohet si e lirë.
Mourinho i cili dha deklarata në mediat angleze, duke pohuar se 23 vjeçari Pogba i transferuar nga Juventusi mund të humb titullin "transferimit rekord", tha se, “së shpejti futbollistët me gjysmë kualitet të Pogba-s do të transferohen me çmim të njëjtë. Para disa vitesh një lojtar i shkëlqyeshëm mund të transferohej për 30 milionë euro. Ndërsa sot për 30 milionë euro mund të blihet vetëm një lojtar që ofron perspektivë. Tani për një lojtar 20 vjeçar që ofron perspektivë paguhen para të yllit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri portugez duke treguar se vlera e paguar për Pogba-n është duke shkaktuar presion mbi futbollistin e tij, transmeton AA.
“Pogba është në kualitetet që meriton paratë që janë paguar për atë. Jam i bindur se me realizimin e transferimit rekord presioni mbi të do të hiqet. Jam i kënaqur nga performanca e tij. Ende është shumë i ri. Është shumë efektiv. Jam i bindur se do të zhvillohet edhe më shumë. Për disa vite do të shikoni se Pogba-n e kemi blerë lirë”, ka thënë Mourinho.
Pogba i cili këtë sezon luajti në 34 ndeshje me Manchester United, shënoi 7 gola ndërsa asistoi 4 herë.