Sport

Hysaj mbetet te Napoli

Descriptive Text

Agjenti i mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj ka insistuar se klienti i tij do të qëndrojë te Napoli edhe nëse Maurizio Sarri kalon te Chelsea.

Ishte raportuar se në rast të emërimit të Sarrit te klubi anglez do të shkonte edhe Hysaj, por agjenti i mbrojtësit shqiptar është distancuar nga këto raportime.

“Elseidi do të qëndrojë te Napoli”, ka thënë Mario Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Nuk duhet të merret në konsiderat ideja e Chelseat në rast të kalimit të Sarrit”, ka thënë ai.