Sport

Zyrtare: Atletico transferon Lemarin e Monacos

Atletico Madridi dhe Monaco kanë arritur marrëveshje për transferimin e francezit në klubin spanjoll.

Përmes njoftimeve zyrtare klubet kanë thënë se gjatë ditëve në vijim do të punojnë për të përfunduar në tërësi këtë marrëveshje.

22-vjeçari është pjesë e përfaqësueses së Francës në botërorin që do të mbahet në Rusi. Gjatë afateve të kaluara atij i kishte dështuar kalimi te Liverpooli e Arsenali.