Sport

Interi nuk e shet Icardin

Descriptive Text

Shefi i Interit ka thënë se përkundër problemeve në respektimin e Fair-playt financiar, klubi nuk do ta shesë asnjë lojtar.

Zikaltrit kanë sqaruar se kapiteni Mauro Icardi nuk do të shitet për të qenë në rregull me UEFA-n sa i përket financave dhe do t’i ofrohet kontrata e re.

“Nuk ka asgjë brengosëse për Icardin”, ka thënë Alessandro Antonello.

“Është lojtar dhe kapiteni ynë, në javët e ardhshme do të flasim për vazhdimin e kontratës”, ka shtuar ai.

“Nuk po mendojmë ta shesim askënd për të respektuar Fair Playn financiar, po mendojmë të krijojmë një ekip garues”.