Sport

Arrihet marrëveshja, Joshua – Wilder ndeshen në Britani të Madhe

Descriptive Text

Amerikani Deontay Wilder ka pranuar kushtet e Anthony Joshuas për t’u përballur për titullin e kampionit të botës në boks.

Britaniku Joshua, me rezultat 21-0, është kampion në kategoritë IBF, WBA, WBO dhe IBO, ndërsa Wilder (40-0) është kampion në WBC.

Menaxheri i Wilderit, Shelly Finkel, ka thënë për ESPN se janë pajtuar me kushtet e ofruara nga promotori i Joshas, Eddie Hearn.

“Jemi pajtuar me kushtet që Eddie na ka vendosur për një përballje në Britani të Madhe. Deontay ka pranuar kushtet për luftë në Britani”, ka thënë ai.

Pas tij, në një mesazh në twitter, Wilder konfirmoi pranimin e kustheve, por ka thënë se akoma është oferta prej 50 milionë eurove për Joshuan vetëm që të përballen në SHBA.