Sport

Sterlingu nuk merret vesh me Cityn për kontratë të re

Descriptive Text

Bisedimet për kontratë të re mes Manchester Cityt dhe Raheem Sterlingut raportohet të kenë dështuar, për shkak të lojtarit që nuk është i gatshëm të nënshkruajë kontratë më afatgjate për “Qytetarët”.

Sterlingu pati sezon të mrekullueshëm me Cityn duke fituar titullin e Premier Ligës, e duke shënuar 23 gola në 46 paraqitje në të gjitha garat.

Forma e 23-vjeçarit ka shtyrë Cityn të nisë bisedimet për kontratë të re, por “SkySports” raporton se palët kanë dështuar për shkak të mosmarrëveshjeve për pagë.

Negociatat pritet të vazhdojnë pas Kampionatit Botëror në Rusi që nis pas dy ditësh.