Sport

Drita mëson kundërshtarin e parë në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës, Drita, ka mësuar kundërshtarin e parë në rrugën kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Me sistemin e ri, Drita merr pjesë në fazën preliminare bashkë me kampionin e Gjibraltarit, Andorrës dhe San Marinos.

Aty fillimisht do të përballet me Santa Coloman e Andorrës. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 26 qershor dhe nëse fiton do të kalojë në finalen e “mini-turneut” parakualifikues. Nëse e kalon edhe finalen, Drita do të vazhdojë në rundin e parë kualifikues që zhvillohet më 10/11 dhe 17/18 korrik, me kundërshtarët që caktohen në shortin e 19 qershorit.

Humbësit e kësaj faze vazhdojnë garën në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.

Rundi i gjysmëfinales zhvillohet më 26 qershor, ndërsa finalja tre ditë më pas. Ky turne do të mbahet në Stadiumin Victoria në Gjibraltar.