Sport

Reali përgatit 150 milionë euro për Milinkoviq-Saviqin

Real Madridi është duke përgatitur një ofertë masive prej 150 milionë eurosh për transferimin e mesfushorit serb të Lazios, Sergej Milinkoviq-Saviq, raporton gazeta “AS” të dielën.

Gazeta raporton se krerët e Realit do t'i bëjnë presidentit të Lazios, Claudio Lotito një ofertë që do ta ketë të pamundur të refuzojë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo, Real Madridi do të ketë garë për transferimin e Milinkoviq-Saviqit me Juventusin, ndonëse Juventusi mund të interesohet të kthejë Paul Pogban nga Manchester Unitedi. Milinkoviq-Saviq ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar tetë herë për Lazion këtë stinor.