Sport

Ronaldo kërkon 75 milionë euro në vit për të qëndruar te Reali

Cristiano Ronaldo raportohet se po kërkon pagë 75 milionë euro në vit, një rritje prej më shumë se 30 milionë eurosh nga marrëveshja aktuale, vetëm që të qëndrojë te Real Madridi, sipas “Cadena COPE”.

E ardhmja e portugezit te Reali u vu në dyshim pasi tha se mund të largohej, pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo dëshiron kontratë gjashtëvjeçare në Bernabeu – që nënkupton deri në moshën 39 vjeçare.