Sport

Banderolë në stadiumin e Palermos, tifozët shqiptarë ndjesë Italisë

Descriptive Text

Fundjavën që lamë pas, në Itali, përveç spektaklit dhe golave në serinë A, tërhoqi vëmendje një parullë e vendosur në stadiumin ku luhej ndeshja Palermo – Cagliari.

Pak më shumë se një javë nga ndeshja Itali-Shqipëri, zhvilluar në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos, tifozeria shqiptare mesa duket është rikthyer në këtë stadium me një banderolë gjigante ku i kërkon falje Italisë për episodet e shëmtuara që ndodhën gjatë zhvillimit të asaj ndeshje.

Image

Me ngjyrat e flamurit italian në parullë shkruhej: “Itali, Palermo ndjesë. Për Shqipërinë ishte një festë, për rrugaçët jo!”.

Në fund, një sfond i bardhë në përfundim të mbishkrimit dhe flamujt kombëtarë të Shqipërisë e Italisë të bashkuar me njëri-tjetrin.