Sport

Maxhuni vazhdon me Finlandën, por i jep shpresë Kosovës

Babai i fundorit Edon Maxhuni, Besimi, thotë se i biri i tij ende nuk ka vendosur se cilin shtet do ta përfaqësojë: Kosovën apo Finlandën. Por të paktën për këtë vit, gjërat janë të qarta.

Maxhuni është futur në përbërjen e zgjeruar të Përfaqësueses A të Finlandës, ndërkohë do të jetë edhe kapiten i Përfaqësueses U20 në Evropianin që do të mbahet gjatë korrikut në Sofje, shkruan Koha Ditore.

Sipas babait të lojtarit, ai do të vendosë për shtetin që do të përfaqësojë në nivelin senior në të ardhmen, në fund të vitit, pasi sipas tij ka të drejtë.

Maxhunin ka kohë që e kërkon Kosova. I ka bërë ftesë edhe për ndeshjet eliminatore të botërorit “Kina 2019”, që luhen në qershor... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)