Sport

Tri klube pas Balet

Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Bayern Munich janë tri opsionet e Gareth Balet të Real Madridit për këtë verë.

Menjëherë pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve, 28-vjeçari tha për “BT Sport” se nuk i pëlqen që të rrijë në bankën rezervë.

“Mua më duhet të luaj në çdo javë. Tani do të ulem me menaxherin dhe të flas për të ardhmen time”, pati deklaruar Bale pas finales së “Championsit”.

Në Tottenham, Bale do të bënte rikthim, pasi u largua pikërisht nga ajo skuadër për në Madrid në vitin 2013.