Sport

Super-rezervistët e finaleve të “Championsit”

Descriptive Text

Gareth Bale u inkuadrua nga banka rezervë në pjesëlojën e dytë dhe me dy gola fantastikë i siguroi skuadrës së Real Madridit trofeun e Ligës së Kampionëve pas triumfit 3:1 ndaj Liverpoolit vikendin e kaluar në Kiev.

Bale është vetëm njëri prej rezervistëve që në historinë e kësaj gare janë treguar vendimtarë për skuadrat e tyre në ndeshjet finale, shkruan Koha Ditore.

Plot gjashtë finale të kësaj gare, që kur njihet si Liga e Kampionëve (më 1992), janë vendosur nga rezervistët.

2018 - Gareth Bale (Real Madrid - Liverpool)

Raportet para finales së Kievit ishin se Bale, i cili kishte vetëm tri ndeshje si titullar në Ligën e Kampionëve këtë edicion, do të startonte përkrah Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas në sulmin e Real Madridit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore.