Sport

Bale largohet nga Reali

Heroi i Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve, Gareth Bale, mund të largohet në afatin kalimtar të verës.

Manchester United, pritet të dërgojë një ofertë prej 200 milionë euro, për të siguruar shërbimet e uellsianit.

28-vjeçari këtë sezon nuk ka gjetur hapësira në formacion bazë të trajnerit Zinedine Zidane.

Vetë trajneri francez pas triumfit në Champions, ka bërë të ditur se Bale, nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me madrilenët për vazhdimin e kontratës.

Uellsiani ka kontratë me “Mbretërit” deri në vitin 2022.