Sport

Neymar hedh poshtë raportimet për largim nga PSG-ja

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, ka hedhur poshtë raportimet që e lidhin me një kalim te Real Madridi.

Neymari kaloi te PSG-ja verën e shkuar për 222 milionë euro nga Barça, duke shënuar 25 gola në sezonin debutues.

“Fokusi është te ekipi kombëtar i Brazilit. Po thuhen gjëra të pakuptimta. S’ia vlen as të përgjigjem”, ka thënë ai.

Neymari aktualisht është duke u rikuperuar para nisjes së Kampionatit Botëror muajin e ardhshëm.