Sport

Guardiola: Të fitoj trofe më e rëndësishme se instalimi i filozofisë sime te City

Pep Guardiola insiston se të fitojë trofe me Manchester Cityn është më e rëndësishme se rrënjosja e një filozofie të lojës te ky klub.

Një sezon i përzier e ka larguar Cityn jashtë garës për titull, kur kemi hyrë në prill dhe nuk kanë mbetur edhe shumë deri në përfundimin e sezonit, transmeton Koha.net.

Përveç që është jashtë garës për titull të ligës, City tashmë është eliminuar nga Liga e Kampionëve, dhe i ka mbetur të luftojë vetëm për FA Cup dhe të përfundojë në top katërshe.

“Mendoj se do të ishte arrogancë që të mendoj se kam ardhur këtu të ndryshojë apo të prezantojë. Jam këtu për të fituar trofe dhe ndeshjet dhe më pas njerëzit do të jenë të kënqur me mënyrën e lojës tonë. Ju siguroj se kështu ishte që nga dita e parë kur kam takuar kryetarin, Txiki Begiristain”, është shprehur Pep për Sky Sports.

Këto komente ai i ka bërë në prag të përballjes së sotme me Arsenalin.