Sport

Majlinda e artë e Policisë së Kosovës

Dita e martë ishte me shi në Prishtinë. Por, të reshurat e mëdha të shiut nuk e ndalën Majlinda Canollin të dalë në ushtrime. Nuk e kishte ndalur asgjë as edhe kur nisi të merrej me atletikë, megjithëse nga shumë shihej me dyshim se do të arrinte ndonjë sukses.

E tash që ka arritur disa suksese, atletja veterane ka mbështetje të madhe nga familja e saj dhe nga kolegët në Policinë e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Institucionin e Policisë së Kosovës është duke e përfaqësuar denjësisht në gara, si në vend ashtu edhe jashtë saj. Vitin e shkuar Majlinda fitoi një medalje të artë dhe një të bronztë në “Olimpiadën Policore” të mbajtur në Los Angeles.

“Stërvitja shkoi mirë edhe pse ishte kohë me shi. Mua nuk më pengon asgjë sepse kam vullnetin e madh. Me vullnet të madh e kam nisur këtë sport dhe nuk do të ndalem për aq sa do ta kem këtë vullnet dhe shëndetin mbi të gjitha. Kam mbështetje maksimale si nga familja ashtu edhe nga kolegët. Këtë mbështetje e kam fituar falë sukseseve”, thotë Canolli.

Atletja 36-vjeçare nga Istogu, nënë e dy fëmijëve, me atletikë ka katër vite që merret në mënyrë intensive. Që nga ajo kohë thotë se nuk i ka ndërprerë asnjëherë stërvitjet në shtigje të gjata, disiplinë ku edhe garon... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)