Sarri: Mund ta befasojmë Juventusin

Sarri: Mund ta befasojmë Juventusin

01 prill 2017 18:17

Brenda 4 ditësh Napoli i Sarrit luan gjithçka ndaj Juventusit, fillimisht kampionati dhe më pas Kupa e Italisë.

Për të Kaltrit në lojë janë dy objektiva madhor në këtë sezon dhe trajneri kërkon që futbollistët e tij të mos i tremben emrit të madh të Juventusit, por të shfaqin në fushën e lojës nivelin e tyre më të mirë.

“Ndeshjet perfekte nuk ekzistojnë, ka momente në të cilat bëjmë gjëra të jashtëzakonshme por ka edhe momente në ndeshje të ndryshme në të cilat bëjmë gabime amatore. Është e qartë që kemi përballë një skuadër shumë të fortë dhe duhet t’i lejojmë pak hapësira Juventusit, pasi vetëm kështu mund të marrim maksimumin ndaj tyre. Ata kanë diçka më shumë por ne jemi aty të aftë për t’i befasuar në çdo moment. Do të jenë dy ndeshje të bukura ndaj tyre”, shprehet ai, transmeton tch.

Maurizio Sarri në vijim të konferencës për shtyp konfirmoi praninë në formacionin titullar të mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj që ishte në dyshim por edhe atë të kapitenit Marek Hamsik, ndërkohë që shkëputi një mendim edhe për Gonzalo Higuain.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme