Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp flet për lëndimin e Manes

Sipas të gjitha gjasave Sadio Mane do ta humbë përballjen e së mërkurës ndaj Bournemouthit pas lëndimit që pësoi në derbin e sotëm ndaj Evertonit.

Këtë e ka bërë të ditur Jurgen Klopp pas takimit, i cili ka thënë Mane nuk duket edhe aq mirë pas atij lëndimi, por ende nuk dihet për shkallën e lëndimit që pësoi, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mane shënoi golin e parë në fitoren prej 3 me 1 ndaj Evertonit, por pas 12 minutave në pjesën e dytë ishte detyruar të lëshojë fushën pas duelit me Leighton Bains.

“Pothuajse gjithçka ishte perfekte, fituam, performanca ishte e mirë, por më pas humbëm Manen. Kur e pashë atë në zhveshtore nuk dukej se do të jetë i gatshëm për të mërkurën. Do të shohim, dhe shpresojmë të mos jetë aq serioze. Ai ka dhimbje, dhe nuk dukej se ishte vetëm një goditje apo lëndim muskulor, por duhet të presim”, është shprehur Klopp për faqen zyrtare të klubit.