Dybala e Manxhukiq në dyshim ndaj Napolit

Dybala e Manxhukiq në dyshim ndaj Napolit

01 prill 2017 13:56

Dy sulmuesit e Juventusit, Paulo Dybala dhe Mario Manxhukiq janë në dyshim për derbin e së dielës ndaj Napolit në Serie A.

Dybala kishte pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit të Juventusit, para ndeshjeve me kombëtaren, ndaj Sampdorias. Megjithatë ai u bashkua me kombëtaren e Argjentinës, por që nuk arriti të paraqitet, transmeton Koha.net.

Kurse Manxhukiq kishte stërvitur ndaras, duke humbur miqësoren ndaj Estonisë, ndeshje në të cilën bashkëlojtari i tij Marko Pjaca pësoi lëndim të rëndë, që e mban jashtë fushave për rreth 8 muaj.

“Manxhukiq ka punuar ndaras, kurse Dybala një pjesë vetëm dhe një pjesë me ekip. Dybala bëri disa ushtrime por nuk është në gjendjen optimale. Duhet ta shqyrtojmë dhe të vendosim. Nëse nuk luan Dybala të tjerët janë të gatshëm. Manxhukiq ka probleme me gju, por sot do ta konsiderojmë atë. Nuk kam vendosur ende për ekipin titullar, pas stërvitjes do të kem ide më të qartë”, është shprehur Allegri, raporton Goal.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme