Sport

10-vjeçarja uellsiane mposht kampionen kosovare në pingpong

Descriptive Text

Prishtinë, 30 mars - Një vajzë e re nga Uellsi ka bërë histori të sportit në vendin e saj në llogari të Kosovës. Është Anny Hursey që besohet të jetë më e reja që ka prezantuar Uellsin në nivelin senior në ndonjë sport.

Ajo është vetëm 10 vjeçe, ka raportuar BBC-ja të enjten mbrëma. Por Hursey nuk është mjaftuar vetëm me prezantim të vendit në skenën ndërkombëtare. Ajo ka arritur një fitore të pastër, 3:0 në sete ndaj pingpongistes së Kosovës, Nehare Janjeva, shkruan sot Koha Ditore.

Uellsi e Kosova janë përballur të enjten në Kardif në kuadër të eliminatoreve për evropianin e këtij viti. Uellsi ka fituar bindshëm 3:0, pasi tri pingpongiste të këtij vendi kanë fituar ndaj pingpongisteve të Kosovës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.