Sport

Rodriguez shkëlqen në fitoren e Bayernit ndaj Kolnit

Bayern Munich ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Kolni.

1 me 3 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, transmeton Koha.net. Kolni kaloi i pari në epërsi pas një autogoli të shënuar nga Sule në minutën e 30.

Megjithatë Bayerni në pjesën e dytë përmbysi gjithçka duke shënuar tre herë. James Rodriguez ishte ai që barazoi shifrat në minutën e 59 pas asistimit nga Muller, i cili pas dy minutave asistoi edhe për Lewandowskin.

Në minutën e 78 ylli kolumbian Rodriguez asistoi për Tolisson që shënoi për rezultatin përfundimtar 1 me 3.

Në krye të tabelës Bayerni ka 84 pikë, kurse Kolni në vendine fundit ka 22 pikë.