Sport

Klubet rrezikojnë shuarjen nga kriza dhe “shkopi” i FIBA-s

Krizat financiare të klubeve janë bërë pjesë e pandashme e basketbollit kosovar. Prej vitit në vit klubet kanë telashe për t'i kryer obligimet financiare ndaj lojtarëve e trajnerëve, të paktën për t'i kryer me kohë.

Një kohë, me përfundimin e edicionit përfundonin edhe telashet për klubet. Lojtarët e trajnerët ktheheshin në vendet e tyre dhe klubet pas pushimit të gjatë të verës bënin projektet për edicionet në vijim. Natyrisht, me trajnerë e lojtarë të tjerë të huaj dhe pa kryer obligimet ndaj atyre paraprakë. Ishte koha kur Kosova nuk ishte e pranuar në FIBA, Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit.

Tani Kosova është në FIBA dhe situata është krejt më ndryshe. Klubet vazhdojnë të përballen me telashe financiare, ndoshta më të mëdha se në izolim, por ndryshimi rrënjësor është që ato nuk përfundojnë me përfundimin e edicionit. 

(Më shumë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.