Prishtina – Ferizaj, hap xhiron e 23-të të Superligës

Prishtina – Ferizaj, hap xhiron e 23-të të Superligës

31 mars 2017 08:16

Faza e tretë dhe e fundit e Superligës së Kosovës në futboll nis të premten me ndeshjen Prishtina – Ferizaj, që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujeve, me fillim nga ora 15:00, raporton KTV.

Skuadra e Prishtinës ka bërë ndryshime në shtabin teknik. Synimin e titullit tani do ta vazhdojë me trajnerin Arsim Thaçi.

Prishtina të mërkurën në krye të ekipit e emëroi trajnerin Thaçi, në vend të gjermanit Lutz Lindemann. Thaçi ishte në klub si drejtor i shkollës së futbollit, derisa Lindemann do ta vazhdojë postin e drejtorit sportiv.

Analisti i ndeshjeve të futbollit, ish trajneri e lojtari i mirënjohur, Bekim Isufi, foli rreth ardhjes së Arsim Thaçit në krye të Prishtinës.

I pyetur rreth pretendentëve kryesor për titull të kampionit, Isufi tregoi se kush është më afër këtij qëllimi, derisa e përmendi edhe përcjellësin kryesor.

Ish-trajneri i Hajvalisë e Dritës ka folur edhe rreth çështjes se a është ky kampionati më interesant që nga paslufta.

Në xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës në ndeshjet tjera takohen Feronikeli dhe Drenica, ndërsa të dielën në program për t’u zhvilluar janë përballjet, Trepça ’89 – Liria, Besa – Trepça, Gjilani – Hajvalia dhe Llapi – Drita.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme