Sport

Mbijetesa, e vështirë për Shaqirin

Mesfushori Xherdan Shaqiri është paraqitur gjatë gjithë takimit te Stoke City që ka barazuar pa gola kundër Liverpoolit.

Por barazimi i arritur të shtunën nuk ka vlerë të madhe, meqë Stoke City ka bërë edhe një hap prapa në garën për mbijetesë.

Stoke City pas 36 ndeshjeve zë vendin e 19-të me 30 pikë dhe ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se Swansea që është jashtë zonës së rënies nga Premier League, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj me Huddersfieldin nuk e kanë të sigurtë mbijetesën në Angli. Të shtunën kanë pësuar disfatë nga Evertoni (2:0).

Hadërgjonaj u paraqit gjatë tërë takimit. Huddersfield është në vendin e 16-të me 35 pikë.