Sport

Atletico i futet garës për Sanchezin

Descriptive Text

Atletico Madrid raportohet se ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez, gjatë verës.

28-vjeçari ka kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm, por raportohet se ka dështuar të gjejë gjuhën e përbashkët për vazhdim të kontratës.

Sipas “AS”, gjiganti spanjoll Atletico raportohet se ka vendosur të hyjë në garë për sulmuesin, por klubi nuk ka leje për transferime deri në janar të 2017-s dhe kjo mund t’i nxjerrë problem ekipit të Diego Simeone.

Megjithatë, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se kiliani është i lumtur që është në Emirates.