Sport

Ekspedita e alpinistëve të KAP-it në Everest – Dita 4

Arineta Mula dhe Nazmi Hasanramaj, dy alpinistët e Klubit Alpin Prishtina, kanë vizituar disa tempuj të rëndësishëm në Kathmandu, kryeqytetin e Nepalit.

Në ditën e katërt të qëndrimit të tyre në ekspeditën drejt majës më të lartë në botë Mount Everest, dy alpinistët kosovarë kanë përshkruar rëndësinë e tempjuve.

Alpinistët e KAP-it kanë vizituar Tempullin e Budës – Swayambhu, Tempullin e Shenjtë Himndu – Pashupatinath dhe Tempullin e Shenjtë Budist – Boudhanath.

Dy alpinistët kanë njoftuar se nisja për në majën më të lartë në botë nis më 1 prill rreth orës 06:30.
{gallery}