Sport

Boateng rrezikon pjesëmarrjen në Botëror

Mbrojtësi gjerman, Jerome Boateng, është larguar i lënduar nga sfida mes Bayern Munichut dhe Real Madridit.

Ai do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për pjesën e mbetur të stinorit dhe në dyshim të madh mbetet pjesëmarrja e tij në Kupën e Botës me Gjermaninë, transmeton KP.

Mbrojtësi i Bayernit, u desh të largohej nga fusha qysh në pjesën e parë të takimit me Realin, pas një lëndimi muskulor.

Sipas Sport Bild, Boateng do të mungojë për rreth gjashtë javë dhe nuk dihet nëse do t’ia dalë të shërohet plotësisht për Botërorin e Rusisë, që fillon pas 49 ditësh.