Sport

Interi shënjestron Sorianon

Interi e ka bërë mesfushorin e Villarrealit, Roberto Soriano, prioritet për afatin kalimtar të verës, raporton gazeta "AS”.

Mesfushori 27-vjeçar ka luajtur shtatë ndeshje për Italinë dhe do të jetë i hapur të kthehet në vendlindje.

Villarreal e transferoi Sorianon nga Sampdoria dy vjet më parë për 14 milionë euro.

Me gjithë stinorin e parë fantastik në Spanjë, roli i tij këtë stinor ka qenë më i kufizuar.

Soriano pati dy lëndime këtë stinor dhe Villarreal mund të jetë i gatshëm të shikojë ta shesë atë.